Fotografitë e Aros me një vajzë? Sqarohet gjithçka nga menaxheri i Kombëtares

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka sqaruar gjithë atë që ka ndodhur me fotografitë e Aro Moric me një vajzë në hotelin e ekipit.

Gjatë ditës së djeshme, ka pasur shumë lajme rreth fotografisë së Aros me një vajzë në hotelin e Kombëtares.

Sipas Shalës, raportimet e medieve nuk qëndrojnë, dhe se Aro ka bërë fotografinë në hollin e hotelit, duke iu përgjigjur kërkesës së një vajze për fotografi.

“Me Aro Muric nuk ka ndodhur asgjë, nuk qëndron ajo që është raportuar në mediet, fotografia është bërë në hollin e hotelit dhe jo në dhomë, ajo nuk ka qenë e zhveshur, nuk ka pasur alkool.

“Aro, si gjithë lojtarët e kombëtares i është përgjigjur me mirësi kërkesës së një vajze për një fotografi e cila ka qenë në hotel, s’ka pasur asgjë të turpshme”.