Në prill të këtij viti, Ledri Vula dhe Sara Hoxha konfirmuan publikisht lidhjen e tyre disavjeçare.
Që nga ai moment, dyshja nuk i kanë kursyer fotot në rrjete sociale.
Së fundmi, Sara ka publikuar një foto teksa qëndron në timonin e makinës.
Bukuroshja ka treguar se kur Ledri është i pirë, është ajo që i jep makinës.
Fotoja në fjalë është shkrepur nga vetë reperi dhe Sara shihet e veshur me një fustan të zi dhe të ngushtë pas trupit, i cili i tregon barkun e rrumbullakosur.
“Kur ai po e ngas unë makinën, por ai sërish do të bëjë fotografi”, ka shkruar ajo krahas fotos.