Foto nga apartamenti i ri luksoz i Pogbas në Miami

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, shpeshherë udhëton në Miami, ku ndjek edhe ndeshjet e klubit ta basketbollist Miami Heat. Për t’i bërë këto udhëtime edhe më të rehatshme, tani Pogba e ka blerë një apartament luksoz në qytetin amerikan.

E dizajnuar nga arkitektja e ndjerë britanike, Zaha Hadid, ndërtesa One Thousand Museum është bëra njëra ndër vendbanimet më të kërkuara në Miami. Aty janë shpërngulur një numër i madh i superyjeve që kur është hapur në vitin 2009, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e fqinjëve të rinj të Pogbas do të jetë edhe legjenda e Djajve të Kuq dhe Anglisë, David Beckham, i cili tashmë e ka themeluar një klub të ri në Miami, Inter Miami.

27-vjeçari Pogba dhe partnerja e tij, Zulay, tani do të kenë mundësi t’i shijojnë udhëtimet e tyre të shpeshta në Miami edhe më shumë, pasi që tani e kanë një pamje të mrekullueshme të qytetit nga apartamenti i tyre i ri.

Në po të njëjtën ndërtesë jetojnë edhe disa shokë të Pogbas, si muzikanti Pharrell Williams dhe basketbollisti i Miami Heat, Jimmy Butler. /Gazeta Express/