Foto/ 50 Cent nuk kursen aspak! Dhuratë speciale për të birin 7-vjeçar

Dhuratat janë tema kryesore e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Zgjedhja origjinale por mjaft e kushtueshme na vjen nga reperi, 50 Cent, që për t’i bërë dhuratën e përposur të Krishtlindjeve të birit nuk ka hezituar të “mbyll” një dyqan të tërë lodrash.

Këngëtari me famë botërore i vendosi kyçin dyqanit të lodrave që ndodhet në “Newfield’s Westfield Garden State Plaza”, në mënyrë që djali i tij 7-vjeçar të bënte pazar pa u pashqetësuar.

Diçka e tillë konfirmohet edhe nga ish bashkëshortja e 50 Cent, Daphne Joy, e cila postoi fotografitë e këngëtarit dhe djalit të saj, Sire.