Foshnjë e vogël duke fjetur te Ura e Gurit. E para saj një kuti për të kërkuar lëmoshë. Ishte lënë vetëm.
Nuk ka numër të saktë, por vlerësohet se në Shkup ka rreth 200-250 fëmijë të cilët kërkojnë lëmoshë në bazë ditore. Ata nuk kanë shtëpi të ngrohtë, as dokumente personale, nuk figurojnë në sistem dhe nuk kanë të drejtë për mbrojtje shëndetësore. Ka edhe fëmijë të cilët të cilët paguhen nga 500 deri në 1000 denarë për të kërkuar lëmoshë. Shoqata për Mbrojtën e të Drejtave të Fëmijëve, në kuadër të së cilës funksionon edhe Qendra ditore për fëmijë nga rruga në Shutkë, për më shumë se dy dekada po lufton kundër kësaj dukurie e cila ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë edhe në vendet e zhvilluara. Synimi i kësaj qendre është që fëmijët ta kenë trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm.
Mbi 543 fëmijë të moshës prej 4 deri në 17 vjeçare, kanë kaluar përmes procesit joformal arsimor në këtë qendër, kurse disa të tjerë e kanë vazhduar arsimin dhe janë konkurrentë në tregun e punës.
Velkovska shton se për këtë situatë nuk janë fajtorë vetëm prindërit, por se bëhet fjalë për një problem brenda sistemit, gjegjësisht institucioneve përgjegjëse për rastet e këtilla sociale. Qeveria përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale filloi aktivitet për hartimin e një reforme të rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse në sistemin e mbrojtjes sociale, me qëllim që të krijohen mundësi për përgjigje efikase dhe ballafaqim me sfidat në pjesën e mbrojtjes sociale, varfërisë dhe mospërfshirjes sociale.
Njëkohësisht, edhe Ministria e Brendshme ndërmerr hapa në përputhje me kompetencat e saj. Në RMV për periudhën nga janari deri në shtator të këtij viti janë regjistruar:
Në raste kur vërtetohet se fëmija kërkon lëmoshë vetë apo në prezencë të prindit/kujdestarit, duke pasur parasysh Ligjin për Drejtësi për Fëmijë dhe duke qenë se këto dukuri trajtohen në pajtueshmëri me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, padia penale ngritet ndaj prindërit ose kudjestarit./TV21