Forumi i Dhomës së Investitorëve të Ballkanit Perëndimor shpalli kompaninë farmaceutike Alkaloid si kompaninë kryesore investuese në rajon

Forumi i Dhomës së Investitorëve të Ballkanit Perëndimor shpalli kompaninë farmaceutike Alkaloid si kompaninë kryesore investuese në rajon. Alkaloid në pesë vitet e fundit ka regjistruar investime në vlerë prej 104.1 milionë euro. Bëhet fjalë për ndërtimin dhe zgjerimin e objekteve të prodhimit, objekteve të kërkimit dhe zhvillimit duke instaluar pajisje moderne, laboratorë, teknologji, softuer modern dhe personel të trajnuar mirë. „Jemi të vendosur që edhe në të ardhmen të qëndrojmë në këtë drejtim”, tha drejtori i Alkaloidit, Zhivko Mukaetov. Forumi është një iniciativë e përbashkët e dhomave të tregtisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkëthemeluar nga Bashkimi Evropian. Ajo përfaqëson interesat e më shumë se 350 mijë kompanive.