Forcohet bashkëpunimi

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev zhvilloi bisedime në Astana me presidentin kinez Xi Jinping.

Të dy krerët nënshkruan së bashku Deklaratën e Përbashkët ndërmjet midis dy vendeve.

Në këtë takim Tokayev tha se Kina është partnerja më e madhe tregtare dhe investitorja më e rëndësishme e huaj e vendit të tij. Investimi dhe bashkëpunimi i ndërmarrjeve të dy palëve kanë promovuar në mënyrë efektive zhvillimin e Kazakistanit. Kazakistani është i përkushtuar të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin e gjithanshëm miqësor dhe me leverdi të ndërsjellë me Kinën, mirëpret më shumë kompani kineze të investojnë në Kazakistan dhe do të sigurojë të gjitha kushtet e favorshme për kompanitë kineze. Sipas tij, Kazakistani dhe Kina kanë qëndrime të ngjashme për shumë çështje ndërkombëtare dhe rajonale dhe të dyja mbështesin konceptin e diplomacisë paqësore.

Presidenti kinez Xi Jinping theksoi se Kina dhe Kazakistani janë bashkëshoqëruese në rrugën e modernizimit.

Xi tha se ai dhe presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev janë të një mendjeje që si Kina, ashtu edheKazakistani, gjenden në një fazë kritike të zhvillimit dhe rigjallërimit .

Të dyja palët do të vazhdojnë të çojnë përpara traditën e shkëlqyer të mbështetjes reciproke, të thellojnë besimin e ndërsjellë politik, të promovojnë sinergjinë e strategjive të zhvillimit dhe të jenë mbështetëse të forta të njëra-tjetrës e të kenë besim të ndërsjellë, u shpreh Xi
Të dy presidentët morën pjesë gjithashtu bashkërisht nëpërmjet lidhjes me video në ceremoninë e hapjes së rrugës së transportit ndërkombëtar të Trans-Kaspikut.