Zhvillimi dhe forcimi i ekonomisë private po merr një vëmendje të veçantë nga Kina . Duke diskutuar për këtë problem dhe shkëmbyer mendime ndërsa vizitoi këshilltarët politikë kombëtarë nga Shoqata e Ndërtimit Kombëtar Demokratik e Kinës dhe Federata Mbarëkineze e Industrisë dhe e Tregtisë, të cilët marrin pjesë në sesionin e parë të Komitetit Kombëtar të 14-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), presidenti Xi Jinping nënvizoi se : Janë të nevojshme përpjekjet për përmirësimin e mjedisit për zhvillimin e sipërmarrjeve private, heqjen e pengesave institucionale për pjesëmarrjen e tyre në konkurrencën e drejtë të tregut dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë së ndërmarrjeve private dhe të të drejtave e të interesave të sipërmarrësve në përputhje me ligjin.
Me inflacionin botëror që arriti nivelin e vet më të lartë në më shumë 40 vjet, niveli i përgjithshëm i çmimeve në Kinë mbeti i qëndrueshëm dhe ekonomia u rrit me 3 për qind në mbarë vitin, shifra me e lartë ndër ekonomitë më të mëdha të botës, tha Xi
Gjatë diskutimit në grup me deputetët nga provinca Jiangsu presidenti kinez Xi Jinping theksoi rëndësinë e kërkimit të zhvillimit me cilësi të lartë, duke e quajtur atë detyrën “parësore dhe më të rëndësishme” në përpjekjet për modernizimin e Kinës.”




