Forcat turke dhe ruse zhvilluan patrullimin e shtatë të përbashkët përgjatë autostradës kryesore në veri-perëndim të Sirisë, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Në kuadër të Marrëveshjes/Protokollit TUR-RF, Patrulla e 7-të e Kombinuar e TUR-RF në autostradën M-4 në Idlib u krye me pjesëmarrjen e elementeve tokësore dhe ajrore”, tha ministria në Twitter.
Autostrada M4, e njohur edhe si rruga Halep-Al Hasakah, është rreth 30 kilometra nga kufiri jugor i Turqisë.
Patrulla e gjashtë e përbashkët u krye të martën.
Muajin e kaluar, Ankaraja dhe Moska u dakorduan për një protokoll që u kërkonte palëve të “pushonin të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e de-eskalimit në Idlib” duke filluar nga 6 marsi.
Protokolli theksonte se patrullimet e përbashkëta turko-ruse do të fillojnë më 15 mars përgjatë autostradës M4 nga vendbanimi i Trumba – 2 km në perëndim të Saraqib, deri në vendbanimin e Ain al-Havr.
Idlibi ka qenë prej kohësh nën rrethim nga forcat e regjimit të Asadit dhe aleatët e tij, ndërsa armëpushimet e mëparshme për rajonin u prishën nga shkeljet.
Turqia ka punuar për të mbrojtur popullatën lokale civile, si dhe për të çliruar rajonin më të gjerë nga elementet terroriste.