‘Më ke bërë pafund të lumtur’, Marina dhe Geti nuk do të jetojnë më vetëm në shtëpi

Moderatorja shqiptare Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi janë ndër çiftet më të dashura për publikun.

Të dy ndiqen nga një numër i madh i njerëzve në rrjete sociale e me ndjekësit ndajnë imazhe të ndryshme edhe nga përditshmëria.

Së fundmi ishte Marina ajo e cila e ka treguar dhuratën që e ka pranuar, duke zbuluar kështu se tani më nuk do të jenë vetëm ajo dhe Geti në shtëpi.

Marina ka treguar se macja e saj Mini, është dashuria e saj më e re, teksa falenderon personin që ia ka dhuruar.

“MINI është dashuria ime më e re. Të dua shumë shpirti im, më ke bërë pafund të lumtur”- shkruan Marina.