Forcat izraelite të Mbrojtjes do të zhvillojnë stërvitje ushtarake në Bregun Perëndimor

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit do të zhvillojnë sot stërvitje ushtarake në Bregun Perëndimor.

Kjo gjë është bërë e ditur nga vet IDF përmes një njoftimi, shkruan Sky News.

“Sot do të ketë një stërvitje në zonën e Divizionit të Judesë dhe Samarisë për të ruajtur gatishmërinë dhe kompetencën e forcave. Ata në Bregun Perëndimor duhet të presin një prani të madhe IDF”, thuhet në njoftimin e tyre.