Fonseca i gatshëm ta marrë drejtimin e Newcastle

Skuadra e Newcastle momentalisht është pa trajner që nga shkarkimi i Steve Bruce, transmeton lajmi.net.

Newcastle e ka nisur në mënyrë katastrofale edicionin në Premier Ligë pasi kanë vetëm tre pikë pas tetë ndeshjeve të luajtura, e si pasojë e rezultateve të dobëta u shkakrua trajneri Bruce.

Ekipi anglez tashmë ka disa opsione për postin e trajnerit, ndërsa favorit është Paulo Fonseca.

Thuhet se palët janë afër marrëveshjes dhe pritet që Fonseca të marr drejtimin e klubit anglez.

Fonseca së fundmi ishte pjesë e Romës në vitet 2019-2021 dhe është i gatshëm për një aventurë të re në Angli.

Newcastle pak javë më parë u ble nga sheikët arab dhe pritet që në të ardhmen e afërt të krijojë ekip kompetitiv për të luftuar për titull në Premier Ligë.