Pak kompani që veprojnë në qytetet shqiptare ose me themelues shqiptarë kanë fituar grante për ide inovative, nga Fondi për inovacion. Fituese gjithsej janë 53 kompani, nga 9 qytete të vendit. Shikuar sipas gjeografisë së tyre, kryeson Shkupi me afro 68 për qind.
Shkupi – 68%
Shtipi – 7.55%
Kavadarci – 5.66%
Struga – 3.77%
Prilepi– 3.77%
Negotina – 3.77%
Strumica – 1.89%
Manastiri – 1.89%
Velesi – 1.89%
Koçani – 1.89%
Ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që në Fondin për inovacione, anashkalohen kompanitë dhe qytetet shqiptare.
Tanimë është hera e dytë që në këtë grant po bëhet një selektim për fat të keq do thoshim në baza etnike sepse, nëse shohim të dhënat e kompanive, kemi kompani që janë kryesisht nga pjesa jo-perëndimore e Maqedonisë së Veriut. Pa dyshim këtu përgjegjësi ka BDI si parti shqiptare në Qeveri e cila për herë të dytë, po lejon që, për të dytën herë këto para të buxhetit të ndahen për pjesën e qytetarëve maqedonas, apo për pjesën jo shqiptare – deklaroi Flakron Bexheti, ASH.
Në thirrjen e këtij viti të Fondit kanë aplikuar gjithsej 250 “startup” kompani. Vlera e granteve është 1.5 milion euro./Alsat