Seko Fofana ka arritur marrëveshje me Al-Nassr për kushtet personale të kontratës.
Ndërkohë, për të ndodhur realizimi i transferimit, klubi saudit duhet të arrijë marrëveshje me RC Lens.
Bëhet e ditur se drejtori sportiv i Al Nassr do të udhëtojë drejt Francës për të negociuar me klubin nga Ligue 1 për çmimnin e futbollistit.
Në bazë të njoftimeve, Lens kërkon së paku 40 milionë euro për shitjen e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.
Fofana është kërkuar edhe nga klubet evropiane, mirëpo nuk ka mundur t’i rezistojë ofertës së majme nga klubet saudite.