Florian Marku do të bëhet baba për herë të dytë, zbulon edhe gjininë e fëmijës

Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, do të bëhet baba për herën e dytë.

Kjo u bë e ditur nga vetë ai, teksa publikoi disa foto ku shfaqet me bashkëshorten dhe të birin, të cilët të dy festojnë ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

“Në datëlindjen e saj, bashkëshortja lindi djalin tonë. Kjo datë është e bekuar për ne. Urime vitin e parë të lindjes zemra e babit. Bashkë me mamin të dyve ju uroj shëndet dhe lumturi. Për të gjithë jetën, ju dua pafund”, ka shkruar boksieri krahas fotove.

Më tej, ai ka ndarë një video, në të cilën zbulojnë edhe gjininë e bebit, që pritet të vijë në jetë.

“Kush ka vajza botën ka. Presim vajze”, ka shtuar Marku./Lajmi.net/