Flori “akuzon” Alban Skenderaj për kopjim të këngës?

Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj janë dy kantautorët më të njohur për momentin.

Dyshja përveç se kanë profesionin e njëjtë janë edhe miq më njëri tjetrin, shkruan lajmi.net

Së fundmi Albani ka lansuar këngën e re e cila titullohet “Isabel”.

E për këtë ka reaguar Flori duke kërkuar që të tjerët ta dëgjojnë këngën  por me shaka duke e “akuzuar” për kopjim.

“Hap pas hapi Alban Skënderaj, mund ta kishe bërë edhe Nina 2 ose Ninabel”, ishte mbishkrimi i Florit ku kërkonte që të klikonin në këngën e Albanit.

E këtë postim e ka marrë me sportivitet Alban Skënderaj ku e ka ripostuar postimin e Florit në rrjetin e tij social.

“Me ty Isa, Isa, Isa ouu”, ishte mbishkrimi i Albanit në ripostim.