Alejandro Garnacho e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin e tij për çdo lëvizje të mundshme nga Manchester United te Real Madridi.
Real Madrid Exclusivo pretendoi javën e kaluar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do të vizitojë Mançesterin për ndeshjen e ardhshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Thuhet se në mendjen e tij është edhe një pjesë kryesore e biznesit, pasi do të flasë me rrethin e yllit të Unitedit, Garnacho, për një transferim të ardhshëm.
Garnacho ka lindur në Madrid dhe përfaqësoi ekipin e të rinjve të Atletico Madridit për pesë vjet përpara se të transferohej në Angli dhe United më 2020.
Perez duket se është i bindur se mund ta joshë argjentinasin për t’u kthyer përsëri në qytetin e lindjes së tij.