Flet Suarez pas lëndimit: Do të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur

Luis Suarez ka bërë publikimin e një fotografie pas lëndimit që ka pësuar.

Sulmuesi i Atletico Madrid është lënduar në stërvitje me klubin dhe do të mungojë për të paktën dy javë.

Suarez përmes një postimi në llogarinë zyrtare në twitter, ka thënë: “Faleminderit shumë të gjithëve për mesazhet. Tani për tu rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur, të përpiqemi të ndihmojmë ekipin !!!! Unë kurrë nuk do të ndalem së luftuari për tu rikthyer shpejt”.

Real Betis, Eibar, Huesca dhe Athletic Bilbao janë ndeshjet të cilat mund t’i humbasë Suarez.