Flet njeriu i momentit tek Barcelona, Joao Felix: Ajo është gjëja më e vështirë

Barcelona nuk ka mundur të imagjinojë një start më të mirë të prurjeve të reja, Joao Felix dhe Joao Cancelo, me dyshen që morën minutat e para ndaj Osasunas, dhe që nga ai moment loja e Barcelonës është transformuar.

Ndaj Real Betis, Felix dhe Cancelo ishin në listën e realizatorëve.

Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve ndaj Royal Antwerp, Cancelo impresionoi edhe një herë tjetër me paraqitjen e tij ndërsa Felix shënoi dy gola dhe bëri një asistim.

 

“Unë jam i lumtur dhe po e shijoj këtë”, tha fillimisht Felix.

“Ashtu si ndeshjen e kaluar, ne luajtëm një ndeshje të madhe. Jam i lumtur që morëm fitoren”,u shpreh portugezi.

Reklama

Sidoqoftë, ai ishte i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë aspak tek Barcelona, sidomos duke marrë parasysh aventurën e tij të fundit me Atletico Madrid.

“Gjëja më e vështirë është ta mbash këtë nivel. Unë kam filluar mirë dhe ekipi është duke bërë mirë gjithashtu. Të jesh në maje nuk është gjëja më e vështirë, por të qëndrosh në maje po. Ne duhet të punojmë që të vazhdojmë kështu”, përfundoi portugezi.

Kjo ka qenë ajo që i duhej portugezit më së shumti. Përkundër startit mjaft të dobët të sezonit, Felix shënoi 9 gola dhe bëri 3 asistime.

Fillimet e tij tek Chelsea dhe Atletico Madrid dhanë shenja të mira, vazhdimësia dukej se ishte një hap i vështirë për të që kur mbërriti në Spanjë.