Flet fotografia shqiptare: Era Istrefi të paguan shumë pak

Fotografja e njohur shqiptare, Lena Nikolaj është duke korrur suksese në Amerikë.

Ajo së fundi ishte e ftuar në një intervistë në Skype në “ABC e Mëngjesit”, shkruan lajmi.net.

Fotografja ka rrëfyer shumë mbi jetën e saj por edhe të punës së saj. Ajo ka folur edhe për personazhet publikë me të cilët ka punuar, e njëra ndër to ka qenë edhe Era Istrefi.

“Unë kam punuar me Era Istrefin, punoja me orë të gjata dhe pagesa nuk ishte shumë e mirë. Edhe aty ndalova dhe thashë që kjo është diçka shumë e mirë dhe që mund ta eksploroj më tej”, ka thënë Lena.

Ajo ka vijuar duke thënë se, “kur isha në Bali e kuptova më shumë. Unë udhëtoj vetëm dhe kam qenë në shumë vende që kam bërë foto si Italia, Shqipëria, Sllovenia, që nuk e dija që mund të ishte aq e bukur. Kam qenë në shumë shtete dhe fotot kanë dal shumë të bukur”.