Të nderuar miq,
Lidhur me lajmet e mbrëmshme se jam sulmuar fizikisht dua t’ju njoftoj se nuk ka pasur konfrontime fizike, por vetëm verbale dhe për të njëjtat në formë të detajuar është informuar edhe SPB-Tetovë.
Megjithatë dua t’ju njoftoj se unë dhe Lëvizja BESA nuk do të lejojmë veprime antiligjore siç janë mësuar me dekada të funksionojnë.




Parimi im dhe i Lëvizjes BESA është t’u shërbejmë qytetarëve e të punojmë në interes të tyre dhe jo në interes të sherifëve partiak.
Andaj, përpjekjet e tilla për të më frikësuar dhe për të më ndaluar nuk do të pinë ujë tek unë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve të Tetovës. Ngritja e cilësisë dhe llogaridhënia do të jetë përkushtim i joni. (Artan Etemi, drejtor ekonomik në spitalin e Tetovës)