Flet babai i Edona James, tregon se nuk e ka takuar prej 23 vitesh: Dua ta takoj pas “BBVK”

Personazhi më i komentuar i “Big Brother VIP Kosova”, është Edona James.
Hyrja e saj në këtë edicion ka ngjallur reagime të mëdha, shkruan lajmi.net.

Tashmë ka nisur interesimi i madh për jetën e saj private, e gjithashtu edhe ajo nuk ka hezituar të jep detaje për ndërrimin e gjinisë.

Të pakta ishin fjalët për babain e saj, të cilin nuk e ka takuar prej vitesh.

“Edona unë pas Big Brotherit kom qef me u taku”, është shprehur babai i Edona James në një intervistë për Dukagjinin.

“Nëna e saj është ndarë prej meje dhe i ka marrë fëmijët me vete, dytë i ka marrë dhe ua ka bërë letrat në Gjermani, unë kam qenë azilant nuk kam mundu të bëjë asgjë, më kanë kthyer në Kosovës, e kam shikuar jetën time, jam martuar dhe kam krijuar familje tjetër, i kam dy djem me gruan tjetër”, ka thënë ai.

Tutje ai ka treguar se nuk e ka takuar Edonën tash e 23 vite, takimi i fundit ishte kur ajo ka qenë ende fëmijë.

“Prej fëmijrësi nuk e kam parë, kur është bërë femër nuk e kam parë, nuk kam parë ende asgjë, prej 2000 tash është 2023, qe 23 vjet”, pranoi ai.

“Në Big Brother nuk kam qejf ta takoj, por pas Big Brotherit kam qejf me e taku”, përfundoi ai.