Flasin-nuk flasin, merr fund dilema për raportin e Einxhelit dhe Sarës

Edicioni i parë i “Big Brother VIP Albania”, ishte shumë i bukur për disa çifte që u krijuan brenda këtij formati, e po ashtu edhe shoqëri.

Një nga shoqëritë që komentohet shumë është edhe ajo mes Einxhelit dhe Sarës, shkruan lajmi.net.

Dyshja ishin komentuar shumë në media lidhur me një shkëputje apo përçarje mes tyre.

Ato nuk janë parë shpesh bashkë duke konsideruar faktin që të dashurit e tyre janë pranë njëri-tjetrit pothuaj gjithë kohës.

E në intervista gocat nuk kanë thënë se janë zënë por as nuk janë shtirur si shoqet më të mira.

Einxhel së fundi ka hequr këtë dilemë.

Ajo ka hedhur një storje ku shihet Sara duke shtyrë karrocën e bebit Trev.