Fjolla Morina zbulon detaje nga kënga e re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vjen me projekt të ri muzikor.

Duket se kënga do të mbajë titullin “Kape ti maje” dhe do të publikohet së shpejti.

Ishte Fjolla ajo e cila e bëri të ditur këtë nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory.

“Kape ti maje. Së shpejti”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotografisë, mirëpo nuk ka zbuluar ndonjë datë të caktuar apo diçka më shumë.

Fjolla në foton e postuar ka treguar gjoksin dhe duket tejet provokuese.