Fjolla Morina e tepron me fotoshop

Fjolla Morina është shfaqur e veshur me fustan të gjatë duke iu dhënë vëmendje linjave trupore, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar tri imazhe në të cilat është shfaqur tejet në formë duke mos lënë anash edhe përdorimin e fotoshopit dhe ndryshimet kirurgjike në fytyrë të cilat pothuajse në secilin imazh që publikon e ngjasojnë me blogeren e njohur Kim Kardashian.

Edhe në këto fotografitë e fundit shihet një ngjashmëri tejet e madhe.

Këngëtarja mori komente dhe pëlqime nga ndjekësit në Instagram edhe i dashuri i saj Fisnik Syla i shkroi një koment duke e quajtur jeta e tij.