Fjolla Morina bëhet aktive në instagram, poston një foto në komplete elegante

Këngëtarja kosovare e cila që një kohë të gjatë pati probleme me shtetin, tanimë është liruar nga paraburgimi, shkruan lajmi.net.

Fjolla ishte zënë në kufi me armë pa leje dhe më pas kishte ikur nga arresti shtëpiak i Kukësit, duke shkuar në Maldive për tu martuar me Fisnik Sylën.

Ndërkohë po flitet se Fjolla dhe Fisniku po përjetojnë një krizë në martesë, mbase edhe janë ndarë ani pse dyshja nuk kanë konfirmuar ende asgjë.

Të dy kanë fshirë fotot e dasmës dhe çdo gjë që e lidhin me njëri-tjetrin, vetëm Fisniku është ai që e mban Fjollën tek following në instagram.

Ndërsa pas një kohë të gjatë e heshtur edhe në rrjetet sociale, Fjolla ka publikuar sot një foto të re ku mori gjithë vëmendjen.

Ajo u shfaq me komplete elegante ngjyrë krem të cilat e bën këngëtaren kaq unike./Lajmi.net/