Fjalët e para të Paqaradës si lojtar i Kolnit

Leart Paqarada e ka kompletuar kalimin te Kolni nga St. Pauli si lojtar i lirë. Mbrojtësi i majtë është aktualisht nën kontratë me skuadrën nga Bundesliga, por që ajo skadon në fund të sezonit.

Kështu, Kolni ia doli të arrinte marrëveshje me reprezentuesin e Kosovës për të nënshkruar deri në vitin 2026.

Për këtë kalim, Paqarada është shprehur tejet i lumtur dhe mezi pret t’i bashkohet ekipit të tij të ri për edicionin 2023/24.

“Jam jashtëzakonisht krenar që vesh fanellën e Kolnit nga sezoni i ardhshëm. Një qytet i tërë që e jeton dhe e do këtë klub me plot emocion”, ka thënë fillimisht ai.

“Rikthimi në qytetin ku jam rritur dhe që ka qenë gjithmonë shtëpi për mua është një ndjenjë e papërshkrueshme për mua”.

“Mezi pres të mbaroj në Mungersdorf. Por deri atëherë, fokusi im i plotë do të jetë te FC St. Pauli, të cilit i detyrohem shumë dhe me të cilin dua të kujtohem gjithmonë pozitivisht”, përfundon deklarata e tij.