Fitore e madhe e Shkupit në Strugë

Futbollistët e Shkupit shënuan fitore të madhe në Strugë, duke mposhtur Struga Trim Lum me rezultat 2-1. Për shkak të terrenit të vështirë, ndeshja u nis me vonesë prej 30 minutave. Edhe në ato kushte të rënda, ekipet zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, e ku me fitore u kthye trajneri i përkohshëm Muarem Bajrami.

Gudiabi shënoi për Shkupin në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Gudiabi u ndal në mënyrë të parregullt nga porteiri Gjuric dhe Serginho realizoi në përpjekjen e dytë për 2-0.

Struga Trim Lum zvogëloi rezultatin në 1-2 nga pika e bardhe që shënoi Nijas Lena. Në fillim të pjesës së dytë, Jahja për shkak të një fauli josportiv u ndëshkua me kartonë të kuq.
Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim të rezultatit. /Gazeta Lajm/