Fisniku harron Fjollën, konfirmon lidhjen me një kolege të saj

Fjolla Morina është tashmë “e shkuar e harruar” për ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Sylën, që falë këngëtares është sot një personazh mjaft i komentuar në mediat rozë.
Ndarja e tyre ishte ajo që bëri bujë edhe pse asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për arsyet që i çuan në këtë vendim.

Por mesa duket Fisnikut i pëlqejnë vajzat e show-bizit, jo më kot është lidhur me një bionde që ai e ka quajtur si ruse.

Në një prononcim për Indeksonline, Fisniku ka thënë se partnerja e tij e re është personazh që publiku e njeh, por që për momentin nuk do donte ta zbulonte identitetin e saj.