Fiorentina, kandidat surprizë për transferimin e Ronaldos

Skuadra italiane, Fiorentina është kandidat për transferimin e Cristiano Ronaldos.
Cristiano Ronaldo ka qenë në faqet e para së fundmi pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan. Për shkak të komenteve të tij në intervistën në fjalë, shumë raporte kanë thënë se Manchester United po planifikon të ndërpresë kontratën e tij.

Tani ‘Calciomercatoweb’ njofton se Fiorentina po shfaqet si një kandidat surprizë që Ronaldo të transferohet në dimër, përcjell lajmi.net.

Pronari i Fiorentinës, Rocco B. Commisso është një nga njerëzit më të pasur në planet dhe thuhet se është i gatshëm t’i paguajë Ronaldos çfarëdo që ai dëshiron me shpresën për ta joshur atë në ‘La Viola’.

Mbetet të shihet nëse do ndodh një rikthim i yllit portugez në Serie A.