Fillon takimi Sela-Gashi, po përgatiten protestat e përbashkëta të koalicionit ASH-AAA? (Video)

Në Shkup ka filluar takimi mes liderëve të koalicionit ASH-AAA, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi. Në takimin që po zhvillohet në selinë e Alternativës, Sela dhe Gashi shoqërohen nga sekretarët e përgjithshëm të partive, Arben Taravari dhe Skender Rexhepi Zejd, raporton gazeta LAJM. Nga takimi nuk ka pasur deklarata zyrtare, mirëpo burime partiake thonë për Gazetën Lajm se po bashkërenditen hapat e ardhshëm të koalicionit si përgjigje ndaj, siç thonë, parregullsive zgjedhore që ndodhën më 15 korrik. Përfaqësues të këtyre dy partive nuk kanë përjashtuar edhe organizimin e protestave masovike si përgjigje e mundshme ndaj “shkeljes së vullnetit të votuesve shqiptarë”.
Një ditë më parë, mundësinë e organizimit të protestave e paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, cili akuzoi BDI-në për blerje votash dhe mbushje të kutive. Ai tha se bashkë me partnerin e koalicionit po shqyrtojnë mundësinë të organizojnë edhe protesta, me qëllim të mbrojtjes së votës.

Fillon takimi Sela-Gashi, po përgatiten protestat e përbashkëta të koalicionit ASH-AAA? (Video)

Fillon takimi Sela-Gashi, po përgatiten protestat e përbashkëta të koalicionit ASH-AAA? (Video)

Posted by Lajm TV on Tuesday, July 21, 2020