Fillon përdorimi i testeve të shpejta për KOVID-19 në Maqedoni

Ka filluar përdorimi i testeve të shpejta për Kovid-19, konfirmoi për MIA-n, dr. Viktor Isijanovski, drejtor i Qendrës Shëndetësore Shkup dhe anëtar i Komisionit për Sëmundjet Infektive.

Qendra Shëndetësore Shkup është organizata e parë shëndetësore që do të fillojë me përpunimin e testeve të shpejta. Bëhet fjalë për teste të firmës Abbott që japin 99.6 për qind saktësi të rezultatit.

Lidhur me procedurën për shtupat me këto teste, ai shpjegoi se shtupa merret në mënyrë nazofaringeale, pastaj vendoset në një epruvetë në të cilin ka lëng, duhen 15 deri në 20 minuta, hidhet në një pllakë, ku rezultati merret menjëherë.
Nëse personi është pozitiv, shtoi ai, ai do të njoftohet menjëherë gjatë ditës nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili do të procedojë me një sondazh epidemiologjik për personin që do të vendoset në izolim.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, sot siç kumtoi dje ministri Venko Filipçe do të mbërrijë një donacion prej 13.000 testeve të shpejta, e cila është teknologjia e fundit që përcakton për 15 minuta nëse tek personi i testuar është i pranishëm Kovid 19. Testet do të shpërndahen në të gjitha pikat ku kryhet testimi.

“Trembëdhjetë mijë teste të shpejta do të shpërndahen javën e ardhshme në të gjitha pikat e kontrollit. Këto janë teste të shpejta që janë gati për 15 minuta, këto janë testet e fundit, teknologjia e fundit, e cila rrit më tej kapacitetin e të gjithë laboratorëve shtetërorë dhe do të bëhet një praktikë e rregullt e testimit”, tha dje ministri Filipçe.

Theksoi se ata morën një shumë të madhe parash me ribalancin e Buxhetit prej afro 40 milionë denarëve dhe do të sigurojnë rreth 100.000 teste në periudhën tjetër për të përmbushur të gjitha nevojat.