Në Kabinetin e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot vonë pasdite filloi seanca e dytë e Këshillit të Sigurisë, ku në sesione të ndara do të diskutohet për çështjen aktuale lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit, si dhe problemin me ndotjen e ajrit.
Në pjesën e parë të seancës për çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes, krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, marrin pjesë edhe drejtorët e Agjencisë kombëtare për sigurisë, Viktor Dimovski, ai i Agjencisë për Zbulim, Erolld Musliu dhe drejtori i Agjencisë Tekniko Operative, Zoran Anegllovski, si dhe general-nënkolonel Vasko Gjurqinovski, epror i Shtatmadhorisë së Armatës,
Siç paralajmëruan më herët nga Kabineti i Presidentit, në debatin për ajrin e ndotur do të marrin pjesë tre përfaqësues të shoqatave qytetare, të cilët paraprakisht zhvilluan takime me presidentin Pendarovski, lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ata atëherë përmes një letre i dhanë propozimet dhe iniciativat e tyre për tejkalimin e ndotjes së ajrit nga djegia e deponive, zjarreve dhe zjarreve në të hapur.
Anëtarëve të Këshillit të Sigurisë dhe aktivistëve qytetar do t’ju bashkëngjiten edhe ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, zëvendësi i tij Jani Makraduli, si dhe Fejzulla Spahija, drejtor i Inspektoratit shtetëror për mjedisin jetësor.