Filloi rikonstruimi i parkut të qytetit në Kumanovë

Komuna e Kumanovës ka filluar me rikonstruimin e parkut të qytetit. Në këtë park parashikohet të ndërtohen Kumanova shtigje të reja për këmbësorë, ulëse të reja smart, shandane solare, kënd të ri lojrash për fëmijë, hapësirë ​​për kafshë shtëpiake, fushë të re sportive, shatërvan, vende parkimi dhe platformë për organizim të ngjarje në natyrë.

“Qytetarët do të kenë hapërsirë të re për sport dhe reksreacion”, tha kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Me projekt tjetër është paraparë riparimi i plotë i rrugës “Vëllazërim Bashkimi” me trotuar, kurse në mënyrë shtesë parashihet edhe lidhja e saj me bulevardin “Revolucioni i Tetorit”.