Filloi protesta e sindikatave: Çdo gjë të ndalet që punëtori të mbijetojë

Sindikatat në Maqedoninë e Veriut kërkojnë rritje lineare prej 2.806 denarë për të gjitha pagat në vend, duke filluar nga punëtori i përgjithshëm e deri te presidenti i vendit.

Me të famshmen “Bella Çao”, filloi protesta e 1 Majit, e organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e cila mbahet sot në Shkup, me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve.

Në mesin e numrit të madh të qytetarëve të pranishëm mund të shihen parrollat e disa sindikatave, por edhe pensionistë.