Filipçe: Vendimi për udhëtim të funksionarëve nuk do të thotë se secili funksionar mund të udhëtojë

Vendimi të lejohet vizitë e funksionarëve në vendet fqinje, nuk do të thotë se secili funksionar mund të udhëtojë, por kjo vlen vetëm për takime rajonale për koordinimin e aktiviteteve dhe masat lidhur me lehtësimin e masave, sqaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Sqaroi se nuk bëhet fjalë për asgjë tjetër përveç për takime të organizuara me arsye të koordinohen pikërisht këto aktivitetet lidhur me lehtësimin e masave, ndërsa për të cilët nevojitet qasje rajonale.

“Të gjitha vizitat zhvillohen në përputhje me protokollin, të cilin për vizita të tilla e ka miratur Komisioni për sëmundje infektive. Nuk bëhet fjalë t’i lejohet secilit funksionar të mund të udhëtojë, por vetëm për takime të tilla për të cilët tashmë janë paralajmëruar takime në periudhë të këtillë”, deklaroi Filipçe.