Filipçe: Vaksina kundër Koronavirusit tek ne do të arrijë në janar ose shkurt

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot ka bë parashikimin se kur mund të arrijnë në Maqedoninë e Veriut vaksinat e zbuluar kundër Covid 19 nga kompanitë Fajzer dhe Astra Zeneka.
Në lidhje me vaksinën tha se vendi jonë e pret nëpërmjet KOVAX mekanizmit.

“Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen është ndarë buxhet dhe e presim vaksinën nëpërmjet këtij mekanizimit. Kemi edhe dy oferta nëpërmjet Polonisë dhe kryeministrit grek Micotakis, i cili është shprehur se do të ndajë si donacion një pjesë . Në lidhje me dinamikën e tanishme pritshmëritë janë se do të arrijë në janar ose shkurt”, ka deklaruar Filipçe.

Ministri maqedonas i shëndetësisë vlerëson se në bazë të dinamikës aktuale, arritja e vaksinës në Maqedoni pritet në muajin janar ose shkurt, raporton gazeta Lajm.
Ai theksoi se vaksina në Maqedoni pritet të arrijë përmes Polinisë dhe Greqisë. Për momentin në vendin tonë nuk priten masa shtesë, ose orë policore për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Nëse një gjë e tillë imponohet, ne do ta shqyrtojmë, por për momentin nuk është shqyrtuar kjo mundësi”, theksoi Filipçe, duke folur edhe rreth mundësisë për karantinim të komunave ose rajoneve të veçanta ku ka numër më të madh të personave të infektuar.