Filipçe tregon nëse do të ketë orë policore gjatë vikendit

Ministri i shëndetësisë ka thënë se për momentin nuk po mendohet vendosja e orës policore.

“Për momentin jo, kemi masa të mira dhe nëse të njëjtat respektohen do të japin rezultate”, ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, raporton SHENJA.

Ai tha se Qeveria dje ka sjellë vendim që të ndalohet grumbullimi i më shumë se katër personave gjatë tërë ditës në ambiente të hapura.

Sa i përket kapaciteteve spitalore, Filipçe u shpreh se për momentin ka kapacitetet dhe se po funksionon sistemi i rotacionit.