Filipçe: Situata është kritike, gjatë prillit priten mijëra doza vaksinash

Në fund të prillit do të ketë vaksinim masiv të popullatës, ndërsa deri atëherë do të vijnë edhe doza të tjera të paralajmëruara si nga prodhues të vaksinës ashtu edhe përmes BE-së dhe mekanizmit Kovaks. Kryeministri Zoran Zaev ftoi qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë për imunizim me qëllim që sa më lehtë të kalojmë pandeminë.

Zoran Zaev

“Sipas njoftimit të fundit që kemi, deri në fund të prillit do të arrijnë 200.000 doza vaksinash, të gjitha si një sasi, nuk do të arrijnë si të tjerat nga tre, tetë ose siç janë paralajmëruar. Unë edhe një herë të them se ka filluar kuartali i dyte, ndërsa në këtë kuartal ja edhe Fajzer lajmëroi 80.000 vaksina se do të arrijnë. Ata do të ndahen në 7 ose 10 ditë ashtu siç do të vijnë. Këtë muaj arrijnë vaksinat nga BE. Nga 651.000 për Ballkanin Perëndimorë, diku rreth 100.000 janë për ne dhe i presim 20.000 ose 25.000 të arrijnë në prill, pastaj presim në çdo 15 ditë të arrijnë. Sasitë e ardhshme nga Sputnik I presim gjithashtu të arrijnë në prill. Edhe një sasi deri më 100.800 vaksina presim të arrijnë nga meanizmi Kovaks. Kanë arritur 24.000, domethënë edhe 76.800 i presim deri në fund të muajit prill”

Edhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, u ka bërë apel qytetarëve që të paraqiten për vaksinim, por ndërkohë ai ka thënë se duhet të respektohen edhe masat për mbrojtje nga KOVID19, pasi situata sipas tij është shumë e rrezikshme dhe kritike.

Venko Filipçe

“Në përputhje me strategjinë kombëtare, sipas asaj si vepronte sistemi deri më tani nuk kishte problem askund në mbarë territorin e shtetit, i shkurtuam terminet dhe numri i qytetarëve të vaksinuar gjatë ditëve në vijim do të jetë më i madh. Apeloj që qytetarët të vazhdojnë ti respektojnë masat, tani situata s’do mend se është e rrezikshme dhe normalisht që në përputhje me rritjen e sasive të vaksinave në dispozicion ato të pranohen dhe të imunizohen në mënyrë sa më masovike. Ky është një nga instrumentet kryesore për luftë kundër pandemisë”

Ministri Filipçe tha se edhe përkundër situatës kritike dhe shumë të rrezikshme nuk ka nevojë për masa shtesë për mbrojtje nga koronavirusi./SHENJA