Departamenti i shtetit: Bullgaria t’i zbatojë ligjet e saj njejtë për të gjithë dhe të mos e destabilizojë rajonin

Bullgaria t’i zbatojë ligjet e saj njëjtë për të gjitha grupet etnike në vend, mes të cilave edhe atë maqedonase dhe të gjejë zgjidhje në çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut, sepse bllokada e inkuadrimit të fqiut në BE “rrezikon destabilizimin e rajonit”, deklaruan për MIA-n nga Departamenti i shtetit amerikan, lidhur me raportin më të ri për gjendjen me të drejtat e njeriut në vendin fqinj.

Raporti vjetor për të drejtat e njeriut në Departamentin e shtetit, i publikuar pardje, është dikument i thellë për gjendjen me shkeljen e të drejtave të njeriut në botë. Në raport për vitin 2020 është shënuar se Sofja vazhdon të shtypë individë dhe grupe me preardhme maqedonase të cilët vetëm duan shprehje dhe shoqërim të lirë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Në pyetjet e MIA-s pse kjo është ashtu, në plotësim të asaj, autoritetet në Bullgari nuk e pranojnë historinë maqedonase, identitetin dhe gjuhën dhe e bllokojnë inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, një zyrtar i lartë i Departamentit të shtetit e deklaroi këtë: “E inkurajoj Bullgarinë t’i zbatojë ligjet e saj njejtë për të gjitha grupet etnike dhe t’u përmbahet obligimeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si e drejta e mbledhjes së lirë”.

Prej atje e theksojnë vlerën historike të Marrëveshjes së Prespës të lidhur ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kjo marrëveshje demonstron se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të afta të kryejnë punë kompekse, të bëjnë kompromise dhe të gjejnë zgjidhje. Ne jemi të sigurt se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta bëjnë të njëjtën me negociatat rreth çështjeve të tyre bilaterale, por ajo të mos ndahet nga procesi për inkuadrim (të Maqedonisë së Veriut) në BE”, thekson përfaqësuesi i lartë i Departamentit të shtetit.

Siç dihet, Bullgaria vitin e kaluar e ka bllokuar miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut, me të cilën i ndërpreu negociatat inkuadruese të vendit tonë me BE-në.

“Bllokimi i rrugës integruese të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së rrezikon destabilizim të marrëdhënieve të afërta normale ndërmjet aleatëve të NATO-s dhe mund ta minojë progresin e rëndësishëm për thellim të bashkëpunimit rajonal. Kjo do të ishte humbje për çdo vend nga Evropa jugore dhe qendrore”, potencuan nga Departamenti i shtetit në përgjigje për MIA-n.

Prej atje theksojnë edhe se SHBA-ja është mbështetës i fuqishëm në integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Konsiderojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor direkt është e lidhur me BE-në. Procesi i zgjerimit në rajon promovon paqe afatgjate, stabilitet dhe prosperitet”, thonë nga Departamenti i shtetit.