Filipçe shpreson të arrijmë imunitet kolektiv në fund të verës

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se tani dhe në periudhën që pason vendi do të ketë në dispozicion më tepër vaksina me ç’rast do të rritet edhe numri i personave të vaksinuar. Ai tha me rëndësi është që sistemi është duke funksionuar dhe se mundë të bëhen edhe mbi 10 mijë vaksinime në ditë.

“Kjo do të thotë se deri në fund të verës, në përputhje me atë se sa vaksina do të kemi në dispozicion mund të kemi një përqindje serioze të popullatës të vaksinuar. Dhe me këtë të arrihet përqindja e dëshiruar për të fituar imunitetin kolektiv. Kështu që, siç vijnë vaksinat ashtu do të shpërndahen dhe vlerësoj se sistemi do të jetë efikas”, ka deklaruar Venko Filipçe, raporton SHENJA.

Filipçe tha se studimet tregojnë se vaksina “Sinovac” që pritet të vijë në muajin maj, ka efikasitet mbi 70 pëqr qind dhe jo 50 siç është thënë.