Filipçe: Rreth 1 mijë raste të reja me virus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se sot janë regjistruar rreth 1 mijë raste të reja me Covid-19.

“Sot ka rreth 1 mijë raste të reja të diagnostikuar. Gjatë ditës së djeshme u vë në funksion në tërësi reparti në “8 Shtatori” ku ka ende shtretër të lirë, por sigurojmë hapësirë shtesë në pjesën e kujdesit intensiv. Dje, gjithashtu, në orët e pasdites është vënë në funksion edhe spitali modular afër Klinikës Infektive. Këtu kemi siguruar kuadër shtesë nga klinikat interne të tjera”, tha Filipçe në ngjarjen e shënimit të 29-vjetorit të themelimit të Armatës, transmeton TV21.

Për në Tetovë, ka deklaruar se numri vazhdon të jetë i lartë në pjesën e kontrolleve.

Ndërkaq, i pyetur se sa prej pacientëve që janë të shtrirë

“10% e rasteve që diagnostikuarve gjatë ditës, janë të vaksinuar. Gjithashtu, 10% e pacientëve që janë në spitale, janë të vaksinuar”, tha Filipçe.