Filipçe: Procesi i vaksinimit po rrjedh pa probleme

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se procesi i imunizimit të popullsisë ne vend po rrjedh pa probleme. Janë shpërndarë 20 mijë vaksina dhe për momentin po kryhet vaksinimi i qytetarëve që janë në moshë mbi 75 vjeç. Ndërkohë sa i përket vendimit që personat nën moshën 60 vjeçe të mos vaksinohen me AstraZeneka, ministri me përgjigje.
“Ne vendosëm të jemi kujdesshëm, të shkojmë ngadalë por të sigurt. Duhet të jemi të kujdesshëm. Sot kemi takim me MalMed, do të konsultohemi. Bëhet fjalë për mpiksje të gjakut, Bëhet fjalë për raste shumë të rralla, por edhe përkundër kësaj ne dëshirojmë që të jemi shumë të kujdesshme. Do të vazhdojmë me vaksinimin, në momentin që do të jemi të sigurt atëherë do të vazhdojmë me vaksinimin”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.