Filipçe: Presim raportin përfundimtar për të infektuari në Veles

Autopsia e dy anëtarëve të familjes Manoilov që u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Veles ka mbaruar ndërsa tani pritet shkrimi i raportit përfundimtar. Informacionin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili theksoi se pasi të sigurohet raporti i shkruar do të mund të mësohet edhe data përafërsisht e sakë vdekjes së viktimës e cila rezultoi pozitiv me CoVid-19. Ditë më par Alsat ekskluzivisht informoi se gruaja 79 vjeçare e që u gjet e vdekur në banesën e saj ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Korona, ndërsa sipas fqinjëve për herë të fundit zonja dhe djali i saj janë para festave të fund vitit. Kjo ngriti dyshimet nëse virusi ka qenë prezent në vend nga muaji dhjetor apo fillimi i muajit janar.

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë përfunduar autopsinë e dytë në familjen që u gjet e vdekur në Veles. Janë marr informacione plotësuese. Pasi të shkruhet raporti përfundimtar, do ta publikojnë. Gjithsesi do të mësohet edhe koha e vdekjes dhe rrethanat se si ka dalë pozitiv në CoVid-19- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Alsat