Zeka: Gjatë ditëve në vijim do ketë zhvillime dramatike – do kemi Qeveri të re

Ish-deputeti Milaim Zeka ka thënë se gjatë ditëve në vijim, do të ketë zhvillimi dramatike në skenën politike të Kosovës. Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se sot (14 prill, 2020) Presidenti Hashim Thaçi ia ka dërguar letër kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe se nesër ai [Thaçi] do të zhvillojë takime me ambasadorët e shteteve të Quint-it.“Presidenti Thaçi sot ia ka dërguar Kryeministrit Kurti letrën e tretë dhe nesër ai do të ketë takime me ambasadorët e shteteve të Quint-it”.“Në këtë javë [në ditët në vijim] do të kemi zhvillime dramatike politike që do të thotë se do të kemi Qeveri të re”.“Ata që e këshillojnë Kurtin, është dashur t’i tregojnë se janë dy rrugë: ose të gjejë një mënyrë të bashkëpunimit me PDK-në dhe partitë e tjera – që është shume e vështire sepse Kurti nuk do jetë më kryeministër në asnjë kombinim”.“Në bazë të Kushtetutës si unë e interpretoj, Kurti nuk ka të drejtë më të kandidojë për pozitën e kryeministrit, por VV ka të drejtë ta propozojë një kandidat”.“Në nivelet me të larta diplomatike [edhe në Bruksel edhe në Uashington] mbështetet një koalicion VV-PDK”.