Dimitrov: Me sukses kemi riatdhesuar 3.032 qytetarë tanë të ngujuar jashtë vendit

Për më pak se një muaj me sukses kemi riatdhesuar 3.032 qytetarë tanë të cilët për shkak të pandemisë ishin ngujuar jashtë vendit, njoftoi sonte në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“I organizuam 13 çarter fluturimet e planifikuara me të cilat në mënyrë të sigurt i kemi kthyer 2.022 qytetarë të Maqedonisë së Veriut nga 13 vende në Evropë, por i ndihmuam edhe 573 qytetarë gjatë transitimit, një pjesë edhe nga kontinente tjera. Kishim edhe 4 konvoje humanitare me autobusë dhe automobila, ndërsa janë paraparë edhe konvoje të reja”, thekson Dimitrov në publikim.

Dimitrov: Me sukses kemi riatdhesuar 3.032 qytetarë tanë të ngujuar jashtë vendit

Shefi i diplomacisë potencoi se falë solidaritetit dhe bashkëpunimit me vendet tjera, por edhe përmes mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile, janë kthyer 74 shtetas tanë nga shumë anë të botës, por edhe ne kemi riatdhesuar 750 shtetas të huaj të cilët janë ishin në Shkup.

“Nuk ishte aspak e lehtë, as e thjeshtë. Kemi marrë shumë lëvdata, por kishim edhe ankesa. E përshëndes përkushtimin dhe profesionalizmin e të gjithë kolegëve të MPJ-së dhe do të doja t’i falënderoj të gjithë në Ekipin e krizës së Ministrisë, si dhe kolegët nga ambasadat dhe konsullatat për kontributin e tyre në riatdhesimin e suksesshëm të një numri të madh të bashkëqytetarëve tanë”, theksoi Dimitrov në postimin e tij në Fejsbuk.