Filipçe: Nuk ka konfirmim se medikamenti Fav irapir ka efekte në mjekimin e korona virusit

Aspak nuk ka konfirmim se medikamenti fav irapir ka efekte në shërimin e pacientëve të prekur me Kovid, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Shtoi se ky ilaç përdoret për influencë, për grip dhe se derisa nuk përfundojnë studimet nuk mund të jenë të sigurt se ndihmon tek pacientët e prekur me Ko vid.

“Absolutisht nuk kemi rekomanduar kurrfarë shërimi, të asnjë niveli në sistemin shëndetësor nuk ka rekomandim dhe nuk do ta rekomandojmë, normal, sikurse edhe çdo medikament tjetër derisa nuk ka dëshmi përkatëse në ndonjërin prej studimeve klinike ose analizat të cilat tashmë janë duke u zbatuar”, theksoi Filipçe.