Superministri maqedonas rrëzon rrjetin: Prej tani flet për ngjarje pas tre viteve si sukses!

Kemi dëgjuar ministra e politikanë të lavdërohen me ngjarje e rezultate që kanë ndodhur para disa viteve, ose që do të ndodhin në të ardhmen e afërt, mirëpo ministri maqedonas i punëve të jashtme, Bujar Osmani, është futur në një dimenzion tjetër. Ai sot është lavdëruar me diçka që do ndodhë tek pas tre viteve, duke e argëtuar në këtë mënyrë opinionin te vendi fqinj, Maqedonia e Veriut.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në takimin e Ministrave të OSBE-së në Tiranë është vendosur me konsensus që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë nikoqire dhe të kryesojë me OSBE-në në vitin 2023.

“Sot ndajmë një sukses diplomatik për shtetin tonë. Me konsensus, gjegjësisht të gjithë 56 shtetet pjesëmarrëse në OSBE, kanë pranuar kandidaturën tonë, me ç’rast edhe zyrtarisht na ndanë kryesimin me organizatën më vitin 2023, që do të pasojë pas Suedisë në vitin 2021, dhe Polonisë në vitin 2022”, theksoi Osmani./ora nevs