Filipçe: Asnjëherë nuk ka pasur rekomandime që të vdekurit nga Co vid të varrosen në arkivole prej llamarine

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se asnjëherë nuk ka pasur protokolle ose ndonjë rekomandim nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse që të vdekurit nga Cov id-19 të varrosen në arkivole prej llamarine.

“Po i shqyrtojmë të gjitha protokollet, kishim diskutim në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, në asnjë moment nga Komisioni nuk ishte rekomanduar se varrimi duhet të jetë në arkivol prej llamarine. Aty qëndrojnë disa rekomandime dhe protokolle sa i përket dezinfektimit dhe të ngjashme, por asnjëherë të tilla se të ndjerët duhet të varrosen në arkivole prej llamarine”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Kjo, potencoi ministri i Shëndetësisë, ishte kështu që nga fillimi i pandemisë.