Filipçe: Në prill presim më tepër vaksina, në spitale ka shtretër të lirë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce ka deklaruar se sot do të përfundojnë të gjitha punët administrative në Agjencinë për Barna në lidhje me lejen për përdorimin e vaksinave Astra Zeneca në vendin tonë.

Ai tha se mbi 20 mijë qytetarë të cilët janë paraqitur dhe janë të moshës mbi 75 vjeç, gjatë ditës së sotme dhe nesër nëpërmjet mjekëve amë do të fitojnë termin për vaksinim.

“Prilli do të jetë muaji kur presim vaksina nga më tepër vende dhe pas kësaj grupet e qytetarëve mbi 65 vjeçare dhe të tjerë të thirren për vaksinim”, u shpreh Filipçe, përcjell SHENJA.

Filipçe ka thënë se një numër i madh i qytetarëve këtë javë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Kemi mjaftueshëm shtretër, nuk ka nevojë për panik, por me respektimin e masave të gjithë ndihmojmë në uljen e shpërndarjes së virusit”, ka shtuar Filipçe./SHENJA